FOTO/ ‘Krimet prej skamjes’ në fytyrat e të burgosurve në vitet ’70-të

FOTO/ ‘Krimet prej skamjes’ në fytyrat e të burgosurve në vitet ’70-të

15:06, 25/11/2019
A+ Aa A-

Këto janë fytyrat e përhumbura të kriminelëve Viktorianë të cilët janë dënuar për muaj të tëra punë të detyruar dhe kjo për shkak se kishin vjedhur bukë.

Fotografitë e zbuluara së fundmi zbulojnë ndëshkimet brutale që u janë dhënë atyre për vepra të vogla të cilat sot thuajse nuk do të merreshin fare në konsideratë nga policia si raste për t’i ndjekur dhe gjykuar.

Imazhet, të cilat vijnë nga burgu i Kalasë në Oksford, janë marrë midis marsit 1868 deri në maj 1870 kur koncepti i fotografisë ishte ende relativisht i ri.

Në shekullin XIX, Oxford Gaol ishte një burg i rezervuar për disa nga anëtarët më të varfër të shoqërisë kapur në krime të tilla si vjedhja dhe mashtrimi kryesisht për arsye të skamjes dhe dëshpërimit.

E gjitha duket edhe në fytyrat e këtyre të burgosurve të kapura në fotografitë e vjetra, mjafton të shikosh ato.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco