Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

VIDEO/ ‘Avioni fantazmë’ krijohet në një shfaqje fantastike me qindra dronë

VIDEO/ ‘Avioni fantazmë’ krijohet në një shfaqje fantastike me qindra dronë

14:16, 25/11/2019
A+ Aa A-

Tetëqind dronë u mblodhën për të krijuar një aeroplan fantazmë në qiell, në një shfaqje që kujton fishekzjarrët e Gandalf në Shire. 

Vizitorët në Konventën e Fluturimit Nanchang të vitit 2019 u magjepsën me një peizazh madhështor dronesh të ndezura, duke krijuar atë që duket se është një aeroplan dhe një avion luftarak.

Koreografia spektakolare ishte vetëm një pjesë e kongresit, një ngjarje e krijuar për të treguar zhvillimet e fundit të Kinës në aviacion, udhëtim në hapësirë dhe teknologji të telekomanduar.

Më shumë se 100 avionë nga Kina dhe vendet e tjera u ekspozuan në kongres, si ushtarake ashtu edhe komerciale, duke filluar nga biplanet deri tek avionët luftarakë moderne.

Yin Meigen, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Komitetit Provincial Jiangxi dhe Sekretari i Komitetit të Partisë Nanchang, tha gjatë ceremonisë së hapjes se konventa e fluturimit është ekspozita e parë e nivelit të lartë të aviacionit gjithëpërfshirës të mbajtur në Provincën Jiangxi.

    Marrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco