Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Kjo është kafsha më e madhe që një gjarpër mund të përcjellë

Kjo është kafsha më e madhe që një gjarpër mund të përcjellë

13:26, 22/11/2019
A+ Aa A-

Një piton me gjatësi thuajse 4 metër u fotografua duke gllabëruar "një piton me të njëjtën gjatësi".

Shumë njerëz janë të trembur prej gjarpërinj ve dhe kanë neveri prej tyre, por mendojeni pak një piton që sapo ka ngrënë një të ngjashëm me veten dhe e vjell atë. A nuk do të ishte kjo pamja më e neveritshme që keni parë në jetë?

Por veç kësaj edhe shtrohet një tjetër pyetje: cila është kafsha më e madhe që një gjarpër mund të hajë?

Një gjarpër nuk do të përcjellë më shumë sesa mund të përtypë, sepse gjarpërinjtë nuk mund të përtypen.

Kevin Calhoon, kurator në Akuariumin Tenesi në Chattanooga, shpjegoi : "Nofulla e gjarprit nuk është e bashkangjitur në kafkën, është e bashkangjitur në ligamentet dhe kjo shpjegon më së miri edhe elasticitetin e kafshimit të tij.”

Sipas shkencëtarëve dikur ka ekzistuar një gjarpër në një madhësi marramendëse i cili njihet në histori me emrin, Titanboa. Thuhet se ai kur rritej arrinte deri në madhësinë e një autobusi dhe mund të gllabëronte me lehtësi çdo gjë.një gjarpër i cili po ashtu mund të gëlltasë pre gjigante është edhe anakonda e cila është ende ekzistuese dhe arrin një gjatësi deri në 6 metër.

Marrë nga: www.grunge.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco