Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Sa do të kushtonte Colosseo nëse do të ndërtohej sot?

Sa do të kushtonte Colosseo nëse do të ndërtohej sot?

12:05, 22/11/2019
A+ Aa A-

Ndoshta një ndër gjërat më të shtrenjta që ka sot njerëzimi është Coloseu gjigant me skenën e tij të mrekullueshme ku gladiatorët, skllevërit e kohës rrezikonin jetën e tyre në ndeshje me kafshë të egra për të argëtuar popullin.

Kur Koloseu i quajtur zyrtarisht Amfiteatri Flavian u hap për herë të parë në vitet 80 pas Krishtit, Perandori Titus e pagëzoi si arena e përgjakur ku kishte plot 100 ditë të vitit ku mbaheshin edhe këto ndeshje të përgjakura.

Historiani romak Suetonius shkroi  se Titus vuri në një ndër shfaqjet gladiatoriale më madhështore dhe më të kushtueshme ndonjëherë në historinë e njerëzimit. Skena u mbush e gjitha me burra të cilat filluan të përgjaknin fushën pasi edhe po luftonin masivisht njëri me tjetrin.

Në vitin 2019, Atlasi Botëror renditi  MetLife Stadium, shtëpi e Neë York Jets dhe Neë York Giants, si stadiumi më i shtrenjtë në planet.

E ndërtuar në vitin 2010, kostoja e tij ishte 1,6 miliardë dollarë. Por ky çmim gjigant përkon me çmimin e ndërtimit të Kolosseumit Romak sot.

Bazuar në koston për metër katror të Pallatit të Cezarit të Las Vegasit, Big Rentz vlerëson  se Gjiganti i Romës do të kërkonte 435.3 milionë dollarë për t’u ndërtuar. Natyrisht, kafshët do të kushtonin ekstra.

Image

Marrë nga: www.grunge.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco