Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Shkencëtarët zhvillojnë materiale rrobash rezistuese ndaj kafshimit të peshkaqenëve

Shkencëtarët zhvillojnë materiale rrobash rezistuese ndaj kafshimit të peshkaqenëve

11:28, 22/11/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarët në SH.B.A. kanë provuar materiale të reja veshjet mbrojtëse në det dhe oqeane për të rritur shanset e një personi për të mbijetuar nga një sulm i mundshëm peshkaqeni. Materialet e testuara nga studiuesit detarë të Universitetit ‘Flinders’ kanë rezultuar të suksesshme dhe se mund të ndihmojnë një person të mbrohet në një përqindje të caktuar kundrejt një sulmi të mundur.

Dy fibra polietileni me peshë molekulare ultra të larta, u përzien së bashku me gomën e veshjes dhe rezistenca e tyre ndaj kafshimeve të peshkaqenëve u krahasua me gomat standarde përdorur deri më sot pa shtresa mbrojtëse.

Studimi i botuar në revistën ‘Plos One’ zbuloi se veshjet e reja ishin më rezistente ndaj çarjeve. Në total, 10 variantet e të dy pëlhurave u testuan në testet laboratorike, por edhe në terren ku u hodhën në prani në peshkaqenëve me përmasa vërtet të frikshme dhe rezultuan vërtet të qëndrueshme ndaj kafshimeve.

Forca e kafshimeve të peshkaqenit u matën gjithashtu duke përdorur sensorët e përshtatshëm të vendosur midis pllakave të çelikut të rrethuar me shkumë për të marrë shifra reale të forcës së kafshimit. Rezultatet treguan se kafshës i kërkohej edhe më shumë forcë për të shpuar materialet e reja, ndërsa edhe brimat e krijuara nga kafshimi ishin edhe më të vogla se më parë.

Profesori i asociuar i Universitetit Flinders, Charlie Huveneers, nga Grupi Ekologjik i Sharkut Jugor, tha që e gjitha kjo është në favor të teknologjive të reja dhe falë tyre është bërë edhe e mundur një arritje e tillë.

ImageMarrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco