55-vjeçarja që ‘dridhet’ nga macet, nuk u dëgjon dot as zërin

55-vjeçarja që ‘dridhet’ nga macet, nuk u dëgjon dot as zërin

10:26, 22/11/2019
A+ Aa A-

Jean Diffenthal është klavstrofobike dhe ka një frikë të jashtëzakonshme nga macet.

55-vjeçarja nuk mund të durojë të qëndrojë asnjë moment pranë një maceje madje arrin deri aty sa edhe në fotografi nuk e shikon dot një të tillë.
po ashtu Jean ka edhe një problem me miqtë e saj që kanë një dashamirësi të madhe për macet.

Kur shkon dhe viziton ata në shtëpi, ajo kërkon paraprakisht që të marrin masa dhe të fshehin këtë kafshë ndryshe nuk duhet ta presin sepse nuk do shkojë t’i vizitojë.

Jean shmang programet televizive dhe reklamat të cilat mund të shfaqin një mace e madje frika e saj shkon deri aty sa nuk do hynte as në një supermarket nëse dallonte në raft ushqime për macet.

Ajo tha: "Unë kurrë nuk kam prekur një mace, sepse ato duken sikur janë gjithë lëkurë dhe kocka që më çmendin. E kam me macet shtëpiake, nuk kam asnjë problem me tigrat apo luanët”.

Lindur në Afrikën e Jugut thotë se ajo e ka pasur fobinë e saj për aq kohë sa edhe mund të kujtojë.

Por lëvizja në Britani para 16 vjetësh e ka bërë atë më keq, sepse këtu ka më shumë mace shtëpiake.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco