Kaq pranë peshkaqenit të madh të bardhë, mahnit fotografi me dëshmitë

Kaq pranë peshkaqenit të madh të bardhë, mahnit fotografi me dëshmitë

09:59, 22/11/2019

Këto imazhe të jashtëzakonshme tregojnë se si një fotograf britanik u afrua jashtëzakonisht me peshkaqenë të mëdhenj të bardhë.

Euan Rannachan, 34 vjeç, një fotograf i guximshëm me origjinë nga Londra që tani jeton në Kaliforni, kaloi pjesën më të madhe të vitit 2019 duke fotografuar peshkaqenë masivë në brigjet e ishullit Guadalupe, pika më perëndimore e Meksikës.

Njëra nga fotografitë kap syrin e zi dhe të madh të njërit prej tyre, ndërsa një tjetër tregon gojën e shqyer ku duken qartësisht dhëmbët e vignit.

Megjithëse ai ka kaluar shumë orë në ujë me peshkun fenomenal, Rannachan ende tregon se ndjen jo pak ankth çdo moment kur fillon të zhytet.

Ai tha: "Nuk ka asgjë tjetër në botë si kjo. Sa më gjatë të jeni rreth tyre, aq më shumë një lidhje ndjeheni. Ju dëshironi të shikoni sytë e tyre ndërsa ata kalojnë pranë jush ju thjesht e dini se ka shumë gjëra që ndodhin në kokat e tyre. Unë besoj absolutisht se këto krijesa do të lidhen me ju nëse merrni kohën dhe ju përkushtoheni. Ata janë shumë kuriozë.”

Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco