VIDEO/ Dështon keq në prezantim live ‘Cybertruck-u elektrik’ i Teslas

VIDEO/ Dështon keq në prezantim live ‘Cybertruck-u elektrik’ i Teslas

09:23, 22/11/2019
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Teslas, Elon Musk ka zbuluar automjetin e fundit elektrik të kompanisë, një kamion elektrik që synon të marrë tregun e kamionëve të rëndë.

'Cybertruck', është një kamion elektrik që do të dalë në prodhim në vitin 2021, tha Musk në Los Angeles Show të enjten.

Gjatë demonstrimit të drejtpërdrejtë, Musk u krenua se panelet e trupit të kamionit janë bërë prej 'çeliku të trashë shumë të fortë', i cili është 'me të vërtetë i vështirë për t’u shpuar' dhe madje mund të përballojë edhe një plumb 9 mm.

Ai gjithashtu mburrej me dritaret 'e paprekshme' të kamionit, por gjërat shkuan keq kur shefi i dizajnit të Teslas, Franz von Holzhausen shkatërroi xhamin e dritares me një top të rëndë metalik të hedhur në distancë të largët. 

Musk i kërkoi Holzhausen të provonte një dritare tjetër, e cila gjithashtu u shkatërrua menjëherë, por Musk thekson se 'nuk e kaloi' xhamin.

'Ah jo keq', shton CEO për duke bërë edhe publikun të qeshë. "Ka vend për përmirësime shtoi ai".

Ata janë shfajësuar se do e vazhdojnë të përmirësojnë edhe këtë mosfunksionim të momentit.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco