VIDEO/ Poshtëroi lypësin duke i derdhur qumësht në fytyrë, dënohet 24 vjeçarja

VIDEO/ Poshtëroi lypësin duke i derdhur qumësht në fytyrë, dënohet 24 vjeçarja

08:57, 22/11/2019
A+ Aa A-

Një grua e papunë, e cila ka hedhur një gotë me milkshake mbi një njeri të pastrehë të cilin po e rrihnin u urdhërua të bënte punë të papaguara nga gjykata. 

Dana Hooper e papunë u urdhërua të bënte punë pa pagesë pasi një klip i saj duke hedhur lëng mbi burrin 60-vjeçar teksa po sulmohej është parë me mijëra herë.

Hooper, 24 vjeç, hodhi qumështin e saj mbi Nick Hulley ndërsa ai rënkonte në dhimbje dhe u përpoq të mbrohej, deklaroi gjykata e magjistraturës Brighton.

Hooper ndoqi Hulley-n pas një konfrontimi të mëparshëm me të më herët në mbrëmje pranë një teatri në qytet më 13 tetor.

Një klip nga video u luajt në gjykatë si pjesë e provave të prokurorisë kundër Hooper.

Hooper, nga Portslade, u deklarua fajtore për sulm të zakonshëm duke hedhur pijen e saj mbi Hulley.

Hulley nuk ka dalë të bëjë ankesë, gjykata dhe si rrjedhojë nga gjykata nuk do të ketë kompensim financiar për të.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco