Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Vodhi nëntë palë pantallona, policia e zhvesh para kamerave

VIDEO/ Vodhi nëntë palë pantallona, policia e zhvesh para kamerave

08:23, 22/11/2019
A+ Aa A-

Kjo grua në video është turpëruar para kamerës ndërsa hoqi një e nga një të gjitha palët e xhinseve që mbante veshur njëra mbi tjetrën me tendencën për t’i vjedhur ato nga një dyqan veshjesh. Ajo u kap në kohë nga një roje sigurie.

Videoja tregon gruan e paidentifikuar duke hequr xhinset një nga një ndërsa një person dëgjohet duke numëruar xhinset pas kamerës.

Ajo zbërthen dhe heq xhinset duke i ulur pranë kyçit të këmbës, duke zbuluar gjashtë palë xhinse blu dhe dy palë xhinse të zeza.

Sipas Time Now News , gruaja u kap nga rojet e sigurisë kur po dilte nga një dyqani i veshjeve.

Është ende e paqartë vendndodhja e dyqanit dhe data kur është filmuar, por thuhet se gruaja është nga Venezuela.

    Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco