FOTO/ Dinozauri më i madh që ka shkelur ndonjëherë mbi tokë

FOTO/ Dinozauri më i madh që ka shkelur ndonjëherë mbi tokë

15:11, 21/11/2019
A+ Aa A-

Dinozaurët kanë kapur imagjinatën njerëzore për shekuj me madhësinë e tyre, shumëllojshmërinë dhe periudhat kur kanë ekzistuar apo edhe si ata janë zhdukur.

Ne sigurisht jemi të magjepsur nga më të shpejtët, ose më të tmerrshmit ndonjëherë. 

Sigurisht që nuk është aspak e lehtë të studiohen ata sepse edhe bëhet fjalë për dhjetëra dhe miliona vite më parë dhe është e vështirë që një ekzemplar të mbërrijë deri në ditët e sotme i plotë në skelet.

Historia na sjell në vitet '80 dhe një fermë në Argjentinë, ku u gjet femuri i jashtëzakonshëm i Argentinosaurus,

një lloj i ri i sauropodit që do të vazhdonte të konsiderohej si kafsha më e madhe që ka ekzistuar ndonjëherë në tokë.

Gjithsesi madhësia e krijesës është pothuajse plotësisht spekulative, pasi pak prej eshtrave të saj u gjetën në të vërtetë.

Shkencëtarët u munduan shumë të kuptonin se si të plotësonin pjesën tjetër të kornizës së Argentinosaurus, dhe ende nuk është gjetur një skelet i plotë. Ai mendohet se kishte një gjatësi deri në 35 metra dhe peshonte, 75,000 kg.

ImageMarrë nga: www.grunge.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco