Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

VIDEO/ Ky do të jetë Mini Cooper-i më i shpejtë në botë

VIDEO/ Ky do të jetë Mini Cooper-i më i shpejtë në botë

14:23, 21/11/2019
A+ Aa A-

Mini Cooper zbuloi modelin e tij më të shpejtë krijuar ndonjëherë i cili u shfaq në Los Angeles Auto Show këtë javë.

Mini Cooper John Cooper Works GP ka një motor 301 kuaj-fuqi që ofron një shpejtësi të lartë prej 165 milje në orë. Kjo makinë e vogël por e fuqishme ka vetëm dy vende brenda dhe pjesë të madhe të zgjatur nga mbrapa.

Vetëm 3,000 nga këto makina do të prodhohen dhe secila do të numërohet individualisht në një mënyrë të dukshme. 

Numri i prodhimit, nga 0001 deri 3000, do të shfaqet në shifra të mëdha në pjesën e përparme të automjetit.

Mini tashmë ka vendosur që numri i makinës 0001 do t'i shkojë një klienti në Shtetet e Bashkuara, por nuk ka vendosur ende se si do të zgjedhin kush do ta marrë atë. 

Nuk do të vendoset përmes një ankandi, tha Mike Peyton, nënkryetari i Mini për Amerikën.

Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco