FOTO/ 'Urat me rrënjë të gjalla' të Indisë, bëhen më të forta ndërsa pemët rriten

FOTO/ 'Urat me rrënjë të gjalla' të Indisë, bëhen më të forta ndërsa pemët rriten

13:29, 21/11/2019
A+ Aa A-

Ato nuk janë urat më të larta ose më të gjata në botë, por një varg kalimesh për lumenj të skalitura nga rrënjët e pemëve në Indi dhe janë mrekulli inxhinierike që përmbajnë mësime për arkitektët modernë.

Studiuesit thonë se këto struktura të studiuara pak, të cilat mund të shtrihen deri në 50 metra dhe të zgjasin për qindra vjet, mund të ndihmojnë qytetet tona të përshtaten me temperaturat në rritje të shoqëruara me krizën e klimës.

Ato vërtet janë të vendosura në tokë, por nuk kanë ndonjë ndikim negativ në mjedis edhe pse bëjnë pjesë në të," tha Ferdinand Ludvig, profesor për gjelbërimin dhe teknologjitë në arkitekturën e peizazhit në Universitetin Teknik të Mynihut dhe një nga autorët e studimit të parë sistematik të këtyre "urave të gjalla".

Urat shtrihen nëpër lumenj dhe përrenj në pllajën malore Meghalaya të Indisë, që lidhin fshatrat dhe lejojnë fermerët të hyjnë në tokën e tyre. 

Të gjitha ato janë të ndërtuara - ose të kultivuara - nga rrënjët e të njëjtave lloj pemësh: Ficus elastica, ose pema indiane

Ludwing dhe kolegët e tij hartografuan gjithsej 74 ura dhe zbuluan saktësisht se si u krijuan dhe mirëmbahen duke intervistuar banorët lokalë, duke marrë mijëra foto dhe duke ndërtuar modele 3-D.

Në dallim prej urave të bëra prej druri ose bambuje, ato nuk fshihen lehtë dhe nuk kalben një problem i zakonshëm në atë që përshkruhet shpesh si rajoni më i lagësht në botë. 

Ato gjithashtu kanë provuar se janë më të qëndrueshme sesa urat e bëra nga strukturat moderne të çelikut që shpejt ndryshken dhe kalben në klimën e lagësht, tha Ludwig.

Urat bëhen dhe mirëmbahen nga individë, familje dhe komunitete nga njerëzit autoktonë të Keksës dhe Jaintias.

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco