Çifti martohet në avion midis Australisë dhe Zelandës së Re

Çifti martohet në avion midis Australisë dhe Zelandës së Re

12:27, 21/11/2019
A+ Aa A-

Një grua nga Zelanda e Re dhe një burrë nga Australia e çuan larg dashurinë e tyre për aviacionin (dhe për njëri-tjetrin) në lartësi të reja duke lidhur nyjën 11.277 metra në ajër.

Australiani, David Valliant dhe zelandezja, Cathy Valliant zyrtarisht thanë "Po" në një fluturim tregtar Jetstar 201 nga Sydney në Auckland.

Ndërsa avioni fluturonte mes dy vendeve të tyre, çifti u zotua për dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit në një ceremoni speciale në pjesën e përparme të kabinës së avionit. 

Ata e përfunduan ceremoninë në momentin kur avioni ndodhej me dy shteteve nga të cilat ata vinin.

"Ishte përvoja më e mahnitshme dhe diçka që do të kujtojmë për pjesën tjetër të jetës sonë," tha Cathy Valliant në një deklaratë.

Çifti u takua në internet në vitin 2011 ndërsa luante lojën kompjuterike "Airport City" dhe u takuan personalisht për herë të parë dy vjet më vonë në aeroportin e Sidneit.

"Dashuria jonë për aviacionin është ajo që na bashkoi," tha Cathy.

Ceremonia ligjore e dasmës u zhvillua në Aeroportin e Sidneit përpara fluturimit, por ishte ceremonia në qiell që ishte vërtet e paharrueshme.

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco