Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Zbulohen mbi 140 vizatime antike të gdhendura në rërat e Perusë

Zbulohen mbi 140 vizatime antike të gdhendura në rërat e Perusë

11:54, 21/11/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarët zbuluan më shumë se 140 vizatime të lashta që ishin gdhendur në tokë nga një popullatë e lashtë, dhe ata shpresojnë se mund të marrin kështu të dhëna për mënyrën se si ata jetuan, mijëra vjet më parë në të kaluarën.

Studiuesit nga Universiteti Yamagata, në Yamagata, Japoni, zbuluan fotografitë antike, të cilat njihen si geoglife, ose Nazca Lines. 

Ato ishin gdhendur nga rëra në një zonë bregdetare peruane dhe ngjajnë me gjallesa, njerëz dhe sende të tjera.

Ato u realizuan duke hequr gurët e zinj që mbulojnë tokën, dhe duke ekspozuar rërën e bardhë, thanë shkencëtarët, dhe janë kategorizuar në dy lloje kryesore bazuar në mënyrën se si ato janë prodhuar me gjasë. 

Gjeoglifet më të mëdha të tipit A u bënë duke hequr gurët për të formuar linja, ndërsa Tipi B, ato më të vegjlit, u krijuan duke hequr gurët për të bërë sipërfaqe me ngjyra të ngurta.

Zona u shpall një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në 1994.

Në atë kohë, vetëm 30 gjeoglife ishin identifikuar.

Udhëhequr nga profesori Masato Sakai, ekipi përdori të dhëna në terren dhe të dhëna 3D me rezolucion të lartë për të gjetur imazhet e reja, të cilat mendohet se datojnë të paktën 100 vite para Krishtit në 300 pas Krishtit, sipas një njoftimi të lajmeve.

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco