FOTO/ Gjarpërinjtë kishin këmbë të pasme për plot 70 milionë vite

FOTO/ Gjarpërinjtë kishin këmbë të pasme për plot 70 milionë vite

10:23, 21/11/2019
A+ Aa A-

Evolucioni i gjarprit ka intriguar shkencëtarët për vite me radhë, sepse ata e dinin që këta vertebrorë kompleksë dikur kishin gjymtyrë dhe u përshtatën me kalimin e kohës për të jetuar pa to në mënyrë dramatike.

Por një regjistrim i kufizuar fosil nuk reflektonte se si ndodhi ky tranzicion që kur gjarpërinjtë u shfaqën për herë të parë gjatë periudhës së sipërme të Jurasikut të Mesëm midis 163-174 milion vjet më parë.

Me kalimin e viteve, teoritë kanë sugjeruar që këto gjymtyrët ishin thjesht një fazë kalimtare përpara se gjarpërinjtë të përshtateshin shpejt me formën e tyre aktuale të gjymtyrëve.

Por, fosilet e zbuluara dhe ruajtura mirë të gjarpërinjve, veçanërisht kafkat e gjarprit, sugjerojnë se ata kishin këmbë të pasme për një periudhë të gjatë, sipas një studimi të ri.

Najash rionegrina ishte një lloj gjarpri i hershëm me këmbë. 

Studiuesit zbuluan tetë kafka, duke përfshirë një që ishte pothuajse krejtësisht e paprekur, si dhe fosile të tjera në zonën Palaeontologjike La Buitrera të Patagonia veriore në Argjentinë të cilat edhe vërtetuan teoritë e tyre.

    Marrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco