FOTO/ Këto janë lulet më të shtrenjta në botë

FOTO/ Këto janë lulet më të shtrenjta në botë

09:54, 21/11/2019
A+ Aa A-

Nëse keni qenë ndonjëherë në një kopsht botanik, me siguri keni ndier një qetësi të menjëhershme dhe një paqe të brendshme.

Në fund të fundit, ne jemi krijesa që kalojmë pjesën më të madhe të kohës sonë në shtëpi, pavarësisht se dikur kemi qenë pjesë e pandashme e natyrës ndaj edhe është shumë e natyrshme të ndjeni një thirrje për të komunikuar me të gjitha gjërat e gjelbra. 

Por, sa do të ishit të gatshëm të paguanit për të pasur gjelbërim në ambiente të brendshme shtëpie apo pune?

Çuditërisht, shumica e bimëve më të kushtueshme në botë janë lulet, natyra zbukuruese e të cilave iu jep atyre etiketat e çmimeve të mëdha.

Sipas MNN, ky është rasti me orkidenë e Rothschild (Paphiopedilum rothschildianum), e njohur gjithashtu si orkideja e Arit të Kinabalu.

Zbuluar në 1987, ajo u shkatërrua shpejt nga kontrabandistët e orkideve, duke çuar gati në zhdukjen e saj.

Popullariteti i saj buron nga petalet horizontale të rregullta, dhe fakti që rritet vetëm në Parkun Kombëtar Kinabalu të Malajzisë, me një lulëzim të vetëm që kërkon shumë vite për tu shfaqur.

Nëse jeni në treg për njërën prej këtyre bukurive, prisni të shpenzoni rreth 5,000 dollarë për rrënjë. 

Por nëse mendoni se është e shtrenjtë, do të duhet të zhyteni shumë më thellë në xhepa për pemën më të shtrenjtë të bonsait në botë, e cila shkoi 1.3 milion dollarë në ankand në Japoni, sipas Bonsai Empire.

Edhe mbajtëset e bonsai-t që përmbajnë bimët kanë qenë të njohura që arrijnë deri në 150,000 dollarë shpenzim për kohën, përpjekjen dhe përkushtimin e pastër që duhet për të kultivuar këto bimë. 

    Marrë nga: www.grunge.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco