Cili është roli i këngës midis zogjve?

Cili është roli i këngës midis zogjve?

08:19, 21/11/2019
A+ Aa A-

Shumicën e këngëve zogjtë i mësojnë duke kopjuar tinguj dhe muzikat që dëgjojnë rreth tyre. Por disa zogj me kokë kafe përballen me një problem: ata nuk rriten nga lloji i tyre.

Femrat i vendosin vezët e tyre në fole të më shumë se 100 llojeve të ndryshme të zogjve, duke bërë kështu që të vegjlit të rriten nga prindër të ndryshëm dhe duke i larguar prej vetes së tyre.

Tani, një punim i ri përshkruan se si këta lloje zogjsh mund të mësojnë të njohin dhe të këndojnë këngët e tyre.

Pyetja që shtruam tregojnë shkencëtarët është: "Si e dini kush jeni nëse askush nuk ju tregon se kush jeni?"

Ata zbuluan se një pjesë e përgjigjes duket se është një "fjalëkalim", një thirrje e thjeshtë që zogjtë njohin brenda. Ky fjalëkalim aktivizon mekanizmat e të mësuarit në trurin e zogjve të rinj, duke i bërë ata të mbajnë mend vokalizimet e tjera që ata dëgjojnë në të njëjtën kohë.   

Meshkujt janë të vetmit që duhet të mësojnë të këndojnë dhe kjo sepse shërben si mënyrë për të joshur femrat të cilat në këto raste nuk kanë nevojë të këndojnë.

Studiuesit bënë disa prova duke izoluar një pjesë të meshkujve të këtyre zogjve dhe vendosën një lloj muzike kanarine të cilën ata thuajse e përvetësuan.

Ndërsa zogjtë që jetonin në natyrë përvetësuan muzika komplet të tjera dhe pavarësisht kësaj, zogjtë e izoluar rezultuan edhe më tërheqës për femrat se ata të rritur në liri.

Po ashtu u dallua se zogjtë e izoluar tek dëgjonin të tjerë që këndonin më mirë i sulmonin ata ndërsa kur zhvendoseshin në grupe të tjera renditeshin edhe më poshtë dhe ishin vetë ata që sulmoheshin nga zogjtë e llojit tjetër.

Marrë nga: www.insidescience.org-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco