Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Macja me mustaqe, quhet nga pronarja Charlie si Charlie Chaplin

FOTO/ Macja me mustaqe, quhet nga pronarja Charlie si Charlie Chaplin

15:15, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një mace me mustaqe të dukshme, quhet, Charlie Chaplin dhe po merr shumë vëmendje në rrjet.  

Stacy Music, një sekretare nga Alabama, e adoptoi Charlien pasi e gjeti atë në kopshtin e një fqinji dhe vendosi ta emërojë atë pas aktorit të viteve 1920 të njohur për filma të tillë si Kid, The Gold Rush dhe A King në Neë York.

Ndërsa macja tetë vjeçare është rritur, po kështu ka edhe mustaqet dhe shumë prej mijëra fansave të Charlie po e krahasojnë atë gjithnjë e më shumë me Freddie Mercury. 

Stacy tha: 'Njerëzit pëlqejnë të shohin fotografi të Charlie dhe unë jam gjithmonë duke postuar foto të saj në mediat sociale pasi për të merren gjithnjë reagime të shkëlqyeshme, me disa postime që gjenerojnë mbi 5,000 pëlqime!

'Kur Charlie ishte rreth tre ose katër muajshe, unë vura re një mustaqe të vogël dhe mendova se ajo ngjante me Charlie Chaplin nga ku edhe mora idenë për emrin "Charlie".

"Pastaj, me kalimin e viteve, mustaqet u rritën pak më shumë, kështu që emri ishte fiks."

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco