VIDEO/ Ekziston lumi që zien vazhdimisht, temperatura shkon deri në 100 gradë celsius

VIDEO/ Ekziston lumi që zien vazhdimisht, temperatura shkon deri në 100 gradë celsius

13:23, 20/11/2019
A+ Aa A-

Kur Andres Ruzo ishte një djalë, gjyshi i tij do t'i tregonte tregime të një qyteti mitik prej ari, thellë në zemrën e xhunglës së Perusë, në Amazonë. 

Megjithëse asnjëherë nuk kishte besuar se tregimet e tij ishin të vërteta, legjenda e qytetit të humbur e mbërtheu në moshën madhore duke e mbushur me kuriozitet dhe duke dashur të zbulonte kështu se a ishte e vërtetë gjithçka kishte dëgjuar në fëmijëri.

Vite më vonë, si një shkencëtar gjeotermal, Ruzo vendosi të hetojë. Për habinë e tij, ai zbuloi një lumë tepër të mrekullueshëm në thellësi të Amazonës, me ujë mjaft të nxehtë sa për të vrarë një njeri dhe quhet, Shanay-Timpishka.

Aty temperatura shkon deri në 100 gradë Celsius.

Historikisht një vend pelegrinazhi për shamanët dhe magjistarët, lumi tani përballet me kërcënime në rritje nga persona të ndryshëm. Ruzo po punon shumë për ta mbrojtur atë.

    Marrë nga: www.greatbigstory.com-Përgatiti: F.H, Syri.net  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco