VIDEO/ Vendosi 800 llastiqe rreth bostanit, i shpërthen keq në fytyrë

VIDEO/ Vendosi 800 llastiqe rreth bostanit, i shpërthen keq në fytyrë

11:53, 20/11/2019
A+ Aa A-

Një burrë u filmua në një aparat fotografik duke i shpërthyer në fytyrë një shalqi ndërsa ai u përpoq ta lidhte dhe shtrëngontë atë me llastiqe.

Pamjet u regjistruan në shtëpinë e familjes në Fukuoka në Kyushu, Japoni, si pjesë e një eksperimenti për të shpërthyer frutin.

Në video, babai, Kubo, qëndron i ulur në gjunjë pas një tryeze të vogël prej druri me frutin që e ka vendosur në pjatë.

Mendohet se të paktën 800 shirita elastikë janë vendosur tashmë rreth qendrës së bostanit për të krijuar presion mbi të.

Vajza e tij e vogël, Na-chan, largohet pasi është lodhur prej eksperimentit ndërsa babai nuk tërhiqet duke menduar të vendosë edhe një llastik tjetër.

Fiks në këtë moment shalqini i shpërthen keq në fytyrë.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net         

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco