VIDEO/  Michele Koebke, dëshironte të kishte belin më të hollë në botë

VIDEO/ Michele Koebke, dëshironte të kishte belin më të hollë në botë

10:24, 20/11/2019
A+ Aa A-

Michele Koebke tashmë dikur arriti një bel vërtet të hollë, por qëllimi i saj ishte që të kishte belin më të vogël në botë.

Trajtimi i belit është procesi i mundimshëm i përdorimit të një korseje për të modifikuar belin e saj.

Për të mbërritur deri në këtë pikë, ajo mbajti veshur një korse çdo ditë për tre vjet radhazi. 

Korseja ishte duke "stërvitur" belin e saj për t'u zvogëluar në "perimetrin e një kavanozi të majonezës", siç është raportuar. Ajo madje mbante korse edhe ndërsa flinte!

E reja nga Berlini, Gjermani, dëshironte që beli i saj të ishte aq i vogël sa i idhullit të saj, Cathie Jung, e cila mban edhe rekordin botëror.

Për të arritur qëllimin e saj, Michele hante gjithashtu deri në 10 vakte të vogla gjatë gjithë ditës, pasi stomaku i saj nuk kishte vend për vakte të plota.

Michelle bënte vazhdimisht kontrolle tek mjekët ku edhe mësonte se deri ku po arrinte rreziku i saj për jetën dhe shëndetin me këtë metodë.

Duket se sot Michelle është tërhequr nga pasioni i dikurshëm për belin më të hollë në botë, përvojë që e ndoqi me fanatizëm për vite me radhë dhe duket se sot i është kthyer normalitetit.

Marrë nga: www.littlethings.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco