VIDEO/ Gatopardi i nuhat flokët, turistja e filmon edhe pse e tmerruar

VIDEO/ Gatopardi i nuhat flokët, turistja e filmon edhe pse e tmerruar

09:57, 20/11/2019
A+ Aa A-

Ky është momenti befasues që një gatopard hipën mbi një xhip në safari dhe fillon të nuhatë në flokët e një gruaje ndërsa ajo edhe filmon takimin.

Pamjet e marra në Tanzani tregojnë se macja e madhe bezdisëse afrohet aq shumë me gruan e cila ka një shprehje të tronditur në fytyrën e saj. 

Gatopardi qëndron gjatë pas kokës së saj duke i lëvizur flokët dhe duke e nuhatur vazhdimisht ndërsa gruaja vazhdon të filmojë e të tregojë shprehjen e tmerruar të fytyrës së saj.

Pas disa sekondash argëtimi të padëmshëm, një zë në sfond mund të dëgjohet duke thënë 'largohu, ajo po përpiqet të të kafshojë' teksa gatopardi pastaj qetësohet dhe gruaja largohet.

Gatopardi pastaj vazhdon të qëndrojë i ulur mbi automjetin në safari i pa bezdisur dhe as nuk mendon të largohet.  

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco