FOTO/ Arkeologu amator gjen fosilin ‘e artë’ 185 milionë-vjeçar

FOTO/ Arkeologu amator gjen fosilin ‘e artë’ 185 milionë-vjeçar

09:30, 20/11/2019
A+ Aa A-

Fosilet në formën e topit quidditch janë vetëm disa nga zbulimet e shumta që janë bërë nga arkeologu amator Aaron Smith.

Studenti i mjekësisë ka gjetur disa fosile që datojnë nga periudha e Jurassic në plazhet e Whitby në Yorkshire.

Ndoshta më spektakolari është një fosil 185 milionë vjeçar i rrethuar nga ajo që duket si një top 'i kanunit të artë'.

Është teknikisht një shkëmb që është i veshur me pirit hekuri, i njohur ndryshe edhe si ‘ari i budallenjve’, dhe nëse e fërkoni edhe pastroni këtë material, ashtu si bëri Smith, atëherë ai shndërrohet dhe merr një shkëlqim prej ari.

Pjesa fenomenale mendohet të jetë 185 milionë-vjeçare dhe u gjet në Sandsend Beach.

Smith, 23 vjeç, është një koleksionist i fosileve me përvojë dhe vazhdon të eksplorojë bregdetin me shpresën për të gjetur thesare të ngjashme.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco