VIDEO/  Qentë që bëjnë joga dhe rosat me fustane: Njihuni me kafshët më të përkëdhelura në botë

VIDEO/ Qentë që bëjnë joga dhe rosat me fustane: Njihuni me kafshët më të përkëdhelura në botë

15:44, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një dokumentar televiziv zbuloi për dashamirës të kafshëve çuditshëm disa nga shpendët e kafshët më argëtuese e më të mrekullueshme që mund të keni parë ndonjëherë.

Shfaqja, e cila transmetohet në Channel 5 të hënën, zbuloi se njerëzit po shpenzojnë mijëra dollarë për miqtë e tyre të mbuluar me gëzof dhe me pupla qoftë kjo duke i veshur ato me rrobat më të mira ose duke i çuar në një banjë relaksuese.

Në Tokio, Japoni, njerëzit madje bëjnë stërvitje me kafshët e tyre në klasa të yogave për qentë.

Pjesëmarrësit kryejnë lëvizje yoga me qenin e tyre e madje edhe mund të përdorin ato si peshë për kryerjen e plotë të ushtrimit.

Instruktori shpjegon për një lëvizje, ku qeni duhet të ngrihet nga pronari i tyre mbi kokën e tyre: 'Ngrini qenin tuaj ngadalë, imagjinoni se jeni një pemë dhe qeni juaj është një frut ose lule.'

Kur u pyetën për përfitimet e yogës për qentë, instruktorja u përgjigj: 'Është e mrekullueshme, shprehja (e qenit) është krejtësisht e ndryshme pas yogës.'

Por kjo gjë nuk ndodh vetëm me qentë dhe macet ka edhe kafshë të tjera për të cilat pronarët bëjnë gjëra nga më të çuditshmet, mjafton të shikoni fotot më poshtë:

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco