Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Burri i propozon gruas për martesë në një fast food dhe del shumë i fituar

VIDEO/ Burri i propozon gruas për martesë në një fast food dhe del shumë i fituar

13:53, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një video e një burri që i propozon gruas së tij në një restorant KFC nuk është pritur mirë nga shumë komentues të cilët e kanë quajtur fare pa shije dhe pa sens propozimin e tij.

Bhut 'Hector u ul në një gju dhe i kërkoi Nonhlanhlas së fejuarës të martohej me të ndërsa turma e shikuesve brohoriste.

Videoja u nda në faqen e Twitter të KFC të Afrikës së Jugut, ku gjiganti i ushqimit mendoi që për të festuar dashurinë e këtyre dy të rinjve të dhuronte një fustan dasme për nusen e re dhe të paguante një muaj mjalti VIP për të dy.

Gruaja në momentin e propozimit shpërthen në lotë gëzimi dhe një kamerier është duke filmuar momentin e veçantë në aparatin celular ku ka marrë edhe videon e bukur.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco