VIDEO/ Vendi ku fëmijët në vend të litarit luajnë me gjarpërinj të ngordhur...

VIDEO/ Vendi ku fëmijët në vend të litarit luajnë me gjarpërinj të ngordhur...

13:25, 19/11/2019
A+ Aa A-

Duke mos e pasur një litar të vërtetë për të luajtur, këta fëmijë të pakujdesshëm kanë bërë diçka tjetër më të mirë dhe thjesht duke improvizuar duke përdorur një gjarpër të madh të ngordhur për të shijuar një moment loje. 

Skena e jashtëzakonshme, e filmuar në Vietnam, tregon një treshe fëmijësh që luajnë dhe këndojnë ndërsa kërcejnë ‘në litarin’ e improvizuar me një gjarpër të ngordhur.

Zëri i një gruaje mund të dëgjohet prapa kamerës duke inkurajuar fëmijët të luajnë.

Që kur ishte ngarkuar në internet dy ditë më parë, video është bërë virale dhe ka mbledhur afro 80,000 shikime. 

Vietnami është ndër vendet më të njohura në botë me biodiversitetin më të pasur dhe është shtëpi për një larmi të madhe gjarpërinjsh.

Mendohej se 37 nga këta janë helmuese dhe përfshijnë kobra aziatike, gjarpërinj koralësh, kraits etj. 

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco