Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ Ky majmun 19 vjeçar ka fytyrë të ngjashme me të një njeriu

VIDEO/ Ky majmun 19 vjeçar ka fytyrë të ngjashme me të një njeriu

12:54, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një majmun i cili mori shumë famë pasi kishte një shprehje të fytyrës shumë të ngjashme me njerëzit është bërë vërtet tërheqës për vizitorët e kopshtit zoologjik ku edhe ndodhet.

Kopshti zoologjik Tianjin në Kinën lindore është shqetësuar jo pak për këtë majmun i cili është 19 vjeç dhe akoma beqar kjo për shkak edhe të fytyrës së tij krejt të ndryshme nga pjesa tjetër e kafshëve.

Majmuni ka prekur keq rrjetin vitin e kaluar kur edhe u shpërndanë fotografi të fytyrës së tij të pikëlluar shumë të ngjashme me atë të një njeriu.

Kopshti zoologjik tha që kafsha pa emër nuk çiftohej kryesisht për shkak të 'mungesës së fatit'.

Një zëdhënës i tha MailOnline se majmuni me fytyrën njerëzore, i njohur zyrtarisht si Margarita Island Capuchin, kishte një  personalitet 'agresiv'. 

'Ai është shumë aktiv dhe agresiv, pëlqen të luajë me baltë dhe të copëtojë arra kokosi,' tha zëdhënësi i kopshtit zoologjik. 

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco