FOTO/ Julie Gorman, thuajse humbi dasmën e saj por arriti në kohë prej zjarrfikësve

FOTO/ Julie Gorman, thuajse humbi dasmën e saj por arriti në kohë prej zjarrfikësve

10:56, 19/11/2019
A+ Aa A-

Një nuse e re që pothuajse humbi dasmën e saj u shpëtua nga zjarrfikësit vendas, të cilët i dhuruan edhe një udhëtim në makinën e tyre.

Në mars, Julie Gorman dhe shoqërueset e saj mbetën të bllokuara në trafik kur një përplasje makinash bllokoi dy rrugë të Bulevardit Topanga Canyon, LA, duke e ndaluar qarkullimin e lirshëm të trafikut.

Të dëshpëruara për t'ia dalë dhe për të mbërritur në kohë në altar, Julie dhe shoqëruese e nuses ishin duke ecur në anë të rrugës e cila ishte e mbushur me baltë dhe po përpiqeshin të gjitha të mos ndotnin fustanet e tyre duke i mbajtur lart ato me duar.

Përveç këtij incidenti ditën e dasmës së saj ishte edhe duke rënë shi dhe moti ishte shumë i pafavorshëm për nusen e re dhe shoqërueset e saj të nderit.

Zjarrfikësit e Los Angeles County, nga Stacioni E69, të cilët u ndodhën aty në ato momente, pyetën nëse mund të ndihmojnë.

Nusja sqaroi që limuzina e tyre kishte ngecur në trafik dhe Julie ishte gati të humbiste dasmën e saj me Geof që është edhe burri i saj sot.

Të vendosur për të ndihmuar, zjarrfikësit i morën vazjat dhe gjatë gjithë rrugëtimit për në kishë mbajtën ndezur sirenat e alarmit dhe dritat për të kaluar mes trafikut e pse jo për të dhuruar edhe pak atmosferë për to.

Disa javë më vonë, Julie i dërgoi ekuipazhit një foto ku ajo shfaqej me ta në datën 2 Mars.

"Faleminderit që u kujdesët për dasmën tonë”, shkroi ajo në shenjë mirënjohje.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco