FOTO/ Zbulohen varret e hershme të 11 foshnjave në Amerikën e Jugut

FOTO/ Zbulohen varret e hershme të 11 foshnjave në Amerikën e Jugut

10:26, 19/11/2019
A+ Aa A-

Arkeologët zbuluan 11 varre në Amerikën e Jugut, dy prej të cilave ishin foshnja me 'helmeta' të bëra nga kafkat e fëmijëve të tjerë.

Studiuesit mendojnë se helmetat mund të jenë përdorur për të mbrojtur foshnjat nga 'shpirtrat paranormalë dhe të egër', ndërsa ata shkuan drejt jetës së përtejme.

Ekipi gjithashtu ka sugjeruar që ata mund të kenë qenë pjesë e një rituali i cili u krijua si rrjedhojë e një shpërthimi të vullkanit që ndodhi jo shumë kohë para se të varroseshin.

Zbulimi u bë në një vend varrosjeje të quajtur Salango, në bregdetin e Ekuadorit qendror.

'Koka e njeriut ishte një simbol i fuqishëm për shumë kultura të Amerikës së Jugut. Kokat e izoluara shpesh përfshiheshin në momentet e varrimit të një personi, duke përfaqësuar armiqtë e kapur dhe persona të nderuar, thuhet në studimin e publikuar.

'Në Salango, në një kompleks ritualesh në bregdetin qendror të Ekuadorit, gërmimet zbuluan dy gurë varrimi që datojnë afërsisht në vitin 100 para Krishtit.'

Edhe pse studiuesit kanë teori për atë që mund të ketë vrarë foshnjat, arsyeja e saktë nuk dihet ende. Ato mund të kenë vdekur nga mungesa e ushqimit, pasi hiri nga shpërthimi mund të ketë ndikuar në prodhimin e ushqimit në zonë dhe fëmijët mund të kenë mbetur të uritur.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco