Lajmi i fundit

Arrestohet gjyshja që rrëmbeu nipin: Donim ta rrisnim vetë, ja ku u fsheha

VIDEO/ Kirurgët tregojnë mushkëritë e karbonizuara të duhanpirësit 52 vjeçar

VIDEO/ Kirurgët tregojnë mushkëritë e karbonizuara të duhanpirësit 52 vjeçar

09:51, 19/11/2019
A+ Aa A-

Këto pamje tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira nga katrani i një duhanpirësi, i cili kishte konsumuar duhan rregullisht për plot 30 vjet. 

Në vend që të ishin një rozë e shëndetshme, ato ishin në ngjyrë qymyri dhe ekstremisht të dëmtuara nga 3 dekadat e mbetjeve të duhanit, duke i bllokuar ato.

Mjekët nga Spitali Popullor Wuxi në Jiangsu, Kinë, nxorën organet pasi ky 52-vjeçar vdiq, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.

Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë "reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit ndonjëherë".

Ajo u ngarkua nga spitali me titullin: 'A keni ende guximin të pini duhan?' 

Pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet e tij pas vdekjes, por mjekët shpejt e kuptuan se nuk do të ishin në gjendje t'i përdorin ato. 

Testet fillestare të indeksit të oksigjenimit ishin në rregull, por kur u hoqën organet, ku kuptua se ishin të prekura nga dëmtim i agravuar dhe u kuptua se nuk do të mund të përdoreshin më.

Mjekët treguan se mushkëritë e pacientëve nën 60 vjeç zakonisht përdoren dhe dhurohen por ky rast ishte vërtet i pashpresë dhe për të ardhur keq.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco