FOTO/ Përleshje me leopardin, pitoni gjigant tenton të hajë kafshën e egër

FOTO/ Përleshje me leopardin, pitoni gjigant tenton të hajë kafshën e egër

08:12, 19/11/2019

Edhe pse ky leopard i rritur kishte një madhësi të konsiderueshme trupore përsëri kjo nuk e pengoi aspak pitonin gjigant të përleshej me të dhe madje edhe të tentonte ta gllabëronte kafshën e egër.

Nuk kaloi pak dhe pitoni sulmoi leopardin duke tentuar kështu fatin e tij pse jo me një vakt të bollshëm dhe të shijshëm.

Ngjarja ndodhi në Maasai Mara në Kenia kur pitoni rrethoi me trupin e tij leopardin duke tentuar kështu ta mbyste kafshën por leopardi rezistoi duke i shpëtuar gjarprit.

Macja e madhe arriti të hapte rrugën e tij për të dalë dhe arriti t’i japë një kafshim përfundimtar vrasës gjarprit duke shpëtuar kështu prej tij. Pamjet u siguruan nga fotografi, Mike Welton, 28 vjeç.

Majk, nga Ontario, Kanada, tregoi se një moment ai dhe personat e tjerë që po shikonin menduan se ky leopard i bukur do të vritej nga gjarpri gjigant dhe se të gjithë nuk e fshehën gëzimin kur panë se ai shpëtoi.

Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco