VIDEO/ Gjarpri 19 kg bie nga tavani i Spa-së, ndodhej aty prej 10 vitesh

VIDEO/ Gjarpri 19 kg bie nga tavani i Spa-së, ndodhej aty prej 10 vitesh

14:22, 18/11/2019
A+ Aa A-

Një piton 19 kg ka rënë nga tavani i një spa-je në Kinë pasi dyshohet se fshihej aty prej të paktën 10 vitesh derisa edhe kishte arritur atë madhësi të frikshme.

Pronari i dyqanit tha që ai ishte aq i frikësuar kur pa se gjarpri po rrëshqiste në tokë, pasi nuk mundi të ndalonte rrëzimin e tij.

Zvarraniku, i gjatë katër metra është marrë nga policia dhe është dërguar në një kopsht zoologjik. 

Incidenti ndodhi pasditen e së martës së kaluar në një kompleks argëtimi në rrethin Chancheng të Foshan, Provinca Guangdong në jug të Kinës, raportoi radiotelevizioni Guangdong.

Asnjë lëndim nuk është raportuar si rezultat i incidentit. 

Sipas raportit, kafsha ishte vërejtur nga një punëtor i banjës, i cili po inspektonte dhomat.

Punonjësi tha që kishte dëgjuar për thashethemet e një gjarpri të fshehur në ndërtesë rreth 10 vjet më parë; dhe tre vjet më parë, ndërtuesit që rinovuan banjën gjithashtu raportuan se e kishin parë këtë piton por askush nuk i kishte kushtuar seriozisht rëndësi.

Madje vetë pronari i godinës tha se shpesh edhe kishte punësuar staf për kapjen e reptilit por pa rezlutat deri në momentin kur ai vendosi të dalë vetë prej ku qëndronte fshehur për më shumë se një dekadë.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco