VIDEO/ Droni kap momentin kur balena shndërron ujin në një ngjyrë të verdhë të mistershme

VIDEO/ Droni kap momentin kur balena shndërron ujin në një ngjyrë të verdhë të mistershme

12:33, 18/11/2019
A+ Aa A-

Krijesa më e madhe në planet ka lënë studiues dhe fotografë të habitur pasi ajo ka lëshuar një solucion teksa lundronte në brigjet e Australisë duke e kthyer ujin në të verdhë të ndritshme.

Fotografi i peizazheve, Ian Wiese ishte duke filmuar në Point Picquet, në jug të Perth, pasi balena blu migronte në jug përgjatë vijës bregdetare të Australisë Perëndimore.

Momenti u kao nga një ekip monitorimi balenash, i përbërë nga vullnetarë që regjistrojnë këto kafshë ndërsa ato shkojnë drejt ujërave më të freskëta.

Ndërsa ata zakonisht filmojnë për të verifikuar numrin e tyre dhe për të vëzhguar sjelljen, Wiese tha për Daily Mail Australia se atyre u është dhënë leje kërkimi për të lejuar edhe dronet e tyre të fluturojnë brenda një zone prej 200 metrash ku edhe ndodh kalimi i balenave.

Studiuesit që kanë bërë filmimin kanë mbetur të mahnitur pasi sipas tyre zakonisht jashtëqitja e balenave është në rozë të ndezur dhe se ata kanë mbetur pa fjalë kur kanë parë në ngjyrë të gjelbër në të verdhë çfarë është edhe shumë e rrallë si dukuri.

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco