VIDEO/ Vizitori i padëshiruar: familja gjen një puma në shtëpi

VIDEO/ Vizitori i padëshiruar: familja gjen një puma në shtëpi

11:24, 18/11/2019
A+ Aa A-

Një familje kaliforniane panë momentin kur një mace e madhe puma hyri në shtëpinë e tyre. Nga frika për sigurinë e tyre ata mbyllën pumën në banjë dhe prisnin të mbërrinin ndihmat dhe ekspertët për nxjerrjen e saj.

kjo ishte një aventurë e keqe për një familje që banon në qytetin Sonora, në Kaliforni (Shtetet e Bashkuara), disa kilometra larg Parkut Kombëtar Yosemite. 

Pas kthimit në shtëpinë e tyre, pronarët panë që një mace të madhe të hynte në shtëpi dhe të shkonte drejt banjës. Pasi hapën derën, ata zbuluan se ishte një ekzemplar i madh i pumës, një i ftuar që ishte pa dyshim i padëshirueshëm, si dhe i rrezikshëm.

Pas mbylljes së pumës në banjë, familja u fsheh në bodrum për të njoftuar më pas Departamentin për Mbrojtjen e Kafshëve të egra. 

Ndërhyrja e operatorëve lejoi që puma të largohej nga dritarja dhe të kthehej në habitatin e saj. 

Punonjësit e Departamentit për Mbrojtjen e Kafshëve të egra duhej të përdorin një shkallë për të arritur në dritaren e banjës, nga e cila morën edhe një foto, të cilën më pas e ndanë në Facebook ku edhe morën një mori komentesh dhe reagimesh.


Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco