FOTO/ Rrëzohet keq por shpëton mrekullisht falë orës së tij inteligjente

FOTO/ Rrëzohet keq por shpëton mrekullisht falë orës së tij inteligjente

10:59, 18/11/2019

Rrëzimi nga biçikleta mund të kishte qenë fatale për Bob, një qytetar amerikan. Ora inteligjente që ai mbante në dorë, nga ana tjetër, u bëri thirrje familjarëve se i dashuri i tyre ishte në rrezik. Historia u bë virale në mediat sociale dhe në këtë mënyrë vetë djali i burrit të dëmtuar u bëri thirrje miqve të vepronin si ai.

Kjo nuk është një hile për publicitetit, por historia e Bob Burdett, një qytetar amerikan, jeta e të cilit u shpëtua nga ora e tij e dorës. 

Të dielën e kaluar burri ishte në Parkun Riverside State në Spokane , Washington State, për një shëtitje me biçikletë, kur aksidentalisht ra, duke përplasur kokën dhe duke humbur vetëdijen. Pas incidentit, ishte ora inteligjente që lajmëroi familjen e tij dhe i solli shpëtimin, duke treguar se ku ishte në hartë, duke lejuar operatorët që të gjurmonin para se të ishte vonë. Historia u tregua në Facebook nga Gabe Burdett, djali i Bobit, me postimin që u bë viral në rrjetin social.

I riu tregoi historinë: ''Të dielën e kaluar mora një mesazh nga Apple Watch i babait ku më tha se ai kishte rënë keq dhe më dërgoi një hartë në pozicionin e tij. Kemi udhëtuar për atje, por nuk ishte aty kur mbërritëm. Në këtë pikë mora një tjetër azhurnim me një hartë në vendndodhjen e re. Ora kishte thirrur madje edhe 911''. Brenda gjysmë ore forcat e shpëtimit mbërritën në vendin ku ishte Bob dhe e dërguan atë menjëherë në spital pasi kishte pësuar një traumë në tru si rrjedhojë e përplasjes”.

Marrë nga: www.today.it-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco