Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Pse ishujt Faroe do të mbyllen për turistët në vitin 2020?

Pse ishujt Faroe do të mbyllen për turistët në vitin 2020?

08:21, 18/11/2019
A+ Aa A-

Menaxhimi i një atraksioni popullor turistik nuk është i lehtë pasi ai kthehet sikur në një ambient feste ku të gjithë duan të vijnë dhe të argëtohen por në fund askush nuk do të merret me pastrim e sistemim të vendit.

Ishujt Faroe janë një grup ishujsh autonome të vendosura midis Islandës dhe Norvegjisë dhe nën juridiksionin e Danimarkës, dhe kanë gjetur një mënyrë inovative për t'u kujdesur për shtëpinë e tyre dhe të mirëpresin vizitorët në të njëjtën kohë.

Një njoftim zyrtar në faqen e internetit të turizmit kombëtar të ishujve lexon "të mbyllur për mirëmbajtje, të hapur për vullnetarizëm".

Pas një skeme pilot të suksesshme këtë vit, vendi ka marrë vendimin të "mbyllë" pamjet dhe tërheqjet kryesore të tij të turizmit gjatë fundjavës së 16-17 Prillit 2020.

Hotelet do të jenë të hapura, dhe fluturimet do të vazhdojnë.

Këtë fundjavë, njerëzit në të gjithë arkipelagun e ishullit do të punojnë në projekte të ruajtjes dhe pastrim të ambientit.

Ishujt po kërkojnë 100 vullnetarë që të vijnë në vend për të ndihmuar në përpjekjet e përkujdesjes.

ImageMarrë nga: www.cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco