VIDEO/ Momenti i pabesueshëm kur balena gjigante iu afrohet sërfistave në Kaliforni

VIDEO/ Momenti i pabesueshëm kur balena gjigante iu afrohet sërfistave në Kaliforni

11:18, 15/11/2019
A+ Aa A-

Një grup sërfistash u befasuan kur një balenë e re gri u afrua pranë tyre në afërsi të një bregu plazhi në Kaliforni. 

Momenti u kap në 11 nëntor nga Payton Landaas, një 18-vjeçar nga Dana Point, i cili filloi të merrte video me dronin e tij për faqen e tij të internetit Stealth Photos.  

Ai i tha regjistrit të Qarkut Portokalli  se po vëzhgonte sërfistat nga një kënd afër shtëpisë së tij në Capo Beach kur pa një balenë gjigante që ishte duke lundruar plot qetësi drejt tyre.

"Unë vrapova dhe kapa drejtuesin e dronit duke e drejtuar drejt saj. Pastaj balena u tërhoq dhe në pak momente edhe e humba nga sytë”, tregon Dana.  

Në video, balena e bëri rrugën e saj nëpër Doheny State Beach ku dhjetëra surfistë ishin duke pritur për një valë pranë një gryke shkëmbore të quajtur Boneyards.  

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco