VIDEO/ Qeni me zor pret të dalë, shikon borën dhe tërhiqet brenda

VIDEO/ Qeni me zor pret të dalë, shikon borën dhe tërhiqet brenda

11:15, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një qen i adhurueshëm u kap në aparat fotografik duke kërkuar të dilte jashtë para se të kuptonte se në një ditë të ftohtë me borë ishte shumë më mirë të qëndronte në shtëpi. 

Pamjet u regjistruan nga pronari i tij në shtëpinë e tyre në Otava, Kanada.

Në video, qeni i vogël me ngjyrë kafe, një Chihuahua e quajtur Billy, është duke qëndruar në dysheme dhe tund bishtin ndërsa shikon me ngazëllim drejt aparatit fotografik.

Pronari i saj pyet 'Billy, a do të dalësh jashtë?' dhe qenushi përgjigjet me entuziazëm duke u hedhur lart në këmbët e saj.

Më pas pronarja fillon të zbresë shkallët bashkë me qenin që e prin plot gëzim deri në momentin kur kupton se ka rënë borë dhe është shumë ftohtë jashtë.

Këtë e vërteton duke u kthyer përsëri brenda dhe kur pronarja e fton përsëri të dalë ai tërhiqet duke mos pranuar.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco