VIDEO/ Erdhi babi! Këta fëmijë nuk e mbajnë dot gëzimin kur i ati kthehet nga puna

VIDEO/ Erdhi babi! Këta fëmijë nuk e mbajnë dot gëzimin kur i ati kthehet nga puna

10:23, 14/11/2019
A+ Aa A-

Ka shumë momente brenda një dite të cilat mund të nxisin një entuziazëm të papritur të mendjes tek një fëmijë.

Ndoshta askush nuk po e ngroh aq shumë zemrën tuaj sa reagimi i një të vogi tek shikon prindin që kthehet nga puna pas një dite të gjatë.

Videoja u ngarkua në YouTube javën e kaluar nga HooplaHa.com dhe tashmë ka grumbulluar mbi 120,000 shikime, me komentuesit që e cilësojnë si ngrohëse zemrash.

Përmbledhja, e përbërë nga disa video në shtëpi, kap momentin kur vogëlushët rrëmbehen nga gëzimi fiks në momentin kur kuptojnë se po kthehet në shtëpi babai i tyre.

Një vogëlush mezi mund të përmbajë eksitimin e tij, duke shtrënguar grushtat e tij dhe duke u hedhur me gëzim. Të tjerët shikojnë nga dritarja me padurim para se të hidhen në krahët e babait.

    Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco