FOTO/ Ndërtesat e së ardhmes do të qëndrojnë pezull në ajër

FOTO/ Ndërtesat e së ardhmes do të qëndrojnë pezull në ajër

09:23, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një nga dobësitë e jetesës në një qytet të madh është mungesa e hapësirës.

Vagonat e trenave, dhe bllokimet e trafikut janë ndër kujtesat e rregullta se hapësira është një luks i rrallë në qendrat më të populluara.

Po sikur të mund të ngriheshim mbi të gjitha, duke lënë turmat dhe trafikun për një strehë paqësore në qiellin urban?

Kjo është premisa tërheqëse e projektit " Rising Oases" nga profesor Georges Kachaamy, drejtor i Qendrës për Kërkim, Inovacion dhe Dizajn në Universitetin Amerikan në Dubai (AUD).

Arkitektura lundruese e Kachaamy, e cila ndodhet në zhvillim prej më shumë se një dekade, është një nga atraksionet në Javën e Dizajnit në Dubai nga 11-16 Nëntori. 

"Rising Oases" skicon një të ardhme të mundshme në të cilën ka "platforma brenda qytetit ku njerëzit mund të mos dëshpërohen nga kufizimet e tyre të përditshme".

Vizionet e arkitektëve për hapësirat qiellore mbi qytet, mund të duken shumë të marra, por ai beson në to.

"Kur e kuptoni sa e mundur është kjo gjë vërtet filloni besoni se nuk është aq larg realzimit," thotë ai. 

"Ky nuk është fiction-shkencor".

    Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco