FOTO/ Qeni më i këndshëm që kemi parë, ka edhe një bisht në kokë

FOTO/ Qeni më i këndshëm që kemi parë, ka edhe një bisht në kokë

08:22, 14/11/2019
A+ Aa A-

Një qenush i braktisur 10 javësh me një bisht të mesëm, në mes të kokës, është marrë nga një qendër shpëtimi kafshësh në Misuri.

Stafi në Misionin e Mac, i cili kujdeset kryesisht për kafshët me nevoja të veçanta, e kanë quajtur qenushin Narwhal.

Atyre u kishin thënë se nuk kishte "nevojë mjekësore për të hequr" bishtin shtesë pasi nuk i shkaktonte atij asnjë dhimbje.

Dhe popullariteti i fotove të Narwhal në Facebook kishte ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për punën e qendrës së shpëtimit.

Duke shkruar në Facebook, Steffen tha se Narwhal, ishte dërguar në një takim me veterinerin të martën.

Dhe rrezet X i kishin treguar bishtin e tij sekondar, rreth një e treta madhësia e bishtit të tij aktual, nuk ishte e lidhur me asgjë dhe nuk i shërbente asnjë qëllimi tjetër përveç që ta bënin atë "qenushin më të lezetshëm ndonjëherë".

Narëhal nuk është ende në dispozicion për birësim pasi stafi dëshiron që ai të "rritet pak më shumë dhe me siguri të sigurohet që bishti të mos bëhet shqetësues ose problem për të".

    Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco