FOTO/ Dhëndri surprizon nusen me dhuratën speciale, ditën e dasmës

FOTO/ Dhëndri surprizon nusen me dhuratën speciale, ditën e dasmës

13:29, 13/11/2019
A+ Aa A-

Dasmat janë plot befasi dhe historia e kësaj radhe do ju habisë pasi fiks në ditën e veçantë nga 2 bëheni 3 si në rastin e këtij çifti.

Në këtë event dhëndri ka vendosur të bëjë një surprizë të veçantë për nusen e tij të cilës i ka marrë një kotele të vogël dhe ia ka dhuruar në mënyrë vërtet unike duke e emocionuar jo pak.

Mund të themi se ky lajm përbën ‘recetën e lumturisë’ për ditën tuaj e kjo falë grupit të fotografive të mbledhura njëra pas tjetrës që tregojnë komplet momentin duke e përshkruar më së miri.

Orion dhe Kaylee vendosën të ftojnë një fotograf në seancën e tyre të parë fotografike para ceremonisë. Dhe ky dukej si një moment perfekt për dhëndrin për ta realizuar ëndrrën e Kaylee. 

Ai e ndau idenë e tij me fotografin, dhe gruaja e tij ishte shumë e emocionuar, në fund ai tha: ‘Ishte ndër gjërat më të vështira në jetë, të mbaja këtë sekret ndaj Kaylee’.

    Marrë nga: www.brightside.me-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco