Dikur autobus zjarrfikësish i 1964, shndërrohet në një ambient të këndshëm banimi

Dikur autobus zjarrfikësish i 1964, shndërrohet në një ambient të këndshëm banimi

11:52, 13/11/2019
A+ Aa A-

Është bërë më se e zakonshme tashmë të shikojmë transformime nga më të ndryshmet dhe kjo është tipike e personave që nuk iu mungon fantazia dhe që po ashtu janë tipa praktikë.

Raste të tilla janë edhe shndërrimet e mjeteve të transportit në banesa të mirëfillta.

I tillë është edhe rasti që ka ndodhur në Britani ku një makinë zjarrfikësish është transformuar plotësisht në një vagon treni si ato të viteve 1920.

Autobusi i cilësisë së mirë i vitit 1964 i llojit ‘Leyland Titan’ është shndërruar në një strehim komod me dy dhoma gjumi dyshe, një kuzhinë dhe zonë pushimi dhe po ashtu është i pajisur edhe me ngrohje qendrore.

Sidoqoftë ka mjaft karakteristika origjinale të autobusit që kanë mbetur në vend dhe tw pandryshuara duke përfshirë sediljen e shoferit dhe po ashtu edhe disa nga ulëset e pasme.

Ndërkohë kuzhina ka gjithçka që ju nevojitet për të ndihmuar të shijoni një vakt të shijshëm duke përfshirë një sobë me gaz, furrë, frigorifer dhe veglat e gatimit, megjithëse nëse nuk e dashuroni gatimin, mund të porositni vakte të gatshme.

Po ashtu mund edhe të prenotoni një qëndrim në këtë autobus dhe një natë kushton plot, 139 pound por kjo nuk mjafton pasi mund të përvetësohet për të paktën 2 netë. 

    Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco