Si një qytet lundrues: Rikthehet në det ‘Allure of the Seas’ pas një mega investimi

Si një qytet lundrues: Rikthehet në det ‘Allure of the Seas’ pas një mega investimi

11:27, 13/11/2019
A+ Aa A-

Kroçiera e mrekullueshme ‘Allure of the Seas’ ka pësuar një transformim epik prej plot 128 milionë poundësh duke u zhndërruar në një ‘përrallë’ lundruese me mori dritash shumë ngjyrëshe dhe me një mori atraksionesh që i janë shtuar si për shembull, pishinat, ambientet e argëtimit, sallat e bukura të ngrënies etj.

Ajo do të rikthehet në lundrim në maj të vitit 2020 dhe do jetë një himn i vërtetë për familjet dhe një atraksion shumë i dashur për udhëtime në brigjet më të bukura të shteteve të ndryshme. Do ketë një bar karaoke, drita lazer që do e bëjnë të shkëlqejë në mënyrë fantastike gjatë natës, një dhomë dedikuar hapësirës qiellore, një mur të madh shkëmbor dhe shumë oferta për ngrënie.

Ajo që është e sigurt për t’u kthyer në një hit me familjet është parku ujor në bord që ka gjithçka, nga pishinat me shkumë deri tek rrëshqitjet ngacmuese dhe lojërat e bukura ujore.

Në këtë anije udhëtarët do të gjejnë një mori kuzhinash nga më të ndryshmet, aziatike, mesdhetare, meksikane etj si edhe nuk do të mungojnë pastiçeritë dhe prodhime të tjera ushqimore vërtet të rralla.

    Marrë nga: www.mirror.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco