FOTO/ Çajniku i përdorur për zbukurim, shitet në ankand për 1.3 milionë dollarë

FOTO/ Çajniku i përdorur për zbukurim, shitet në ankand për 1.3 milionë dollarë

10:24, 13/11/2019
A+ Aa A-

Një ekspert i artit që vizitoi shtëpinë e biznesmenit në Dorset kuptoi se çajniku i çajit e kaluar ndër breza ishte në të vërtetë një antikuar i rrallë kinez.

Një çajnik me një kapak të dëmtuar i cili ishte duke u përdorur si një stoli e dhomës së ndenjes është shitur për më shumë se 1.3 milionë dollarë.

Pronari i objektit, i cili dëshiron të mbetet anonim, e mbajti enën në një raft pasi u kalua brez pas brezi në familjen e tij.

Por kur ena ‘modeste’ u pa nga një ekspert arit, ai vuri re një pullë në lidhje me perandorin kineze Qianlong.

Lee Young, nga Auctioneers of Duke's of Dorchester, tha: “Ndërsa e ktheva dhe pashë vulën e bukur blu të Qianlong, kuptova menjëherë se po trajtoja një objekt të bërë për vetë Perandorin. Beteja për çajnikun midis dhjetë ofertuesve, zgjati dhjetë minuta me çmimin që vinte duke u rritur duke mbërritur kështu edhe shifrën marramendëse”.

Eksperti i artit aziatik, Young e identifikoi origjinën e çajnikut gjatë një vizite në shtëpinë e një biznesmeni në Dorset.

Shenjat në fund tregojnë se ajo ishte krijuar midis 1735 dhe 1796 gjatë mbretërimit të Perandorit Qianlong.

Kapaku përmban një pjeshkë, e cila është një simbol i pavdekësisë dhe unitetit në Perandorinë Kineze.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco