Në të njëjtën ditë, kurohet nga kanceri dhe fiton 1.3 milionë dollarë në lotari

Në të njëjtën ditë, kurohet nga kanceri dhe fiton 1.3 milionë dollarë në lotari

09:29, 13/11/2019
A+ Aa A-

Një mama e tre fëmijëve zbuloi se ajo kishte fituar 1.3 milionë $ në EuroMillions vetëm 10 minuta pasi u tha që ajo kishte shpëtuar nga kanceri i gjirit.

Punonjësja e lavanderisë, Lynne Price, 55 vjeç, nga New Tredegar në Uellsin e Jugut, ka festuar duke ndejtur thuajse dy orë në vaskë e duke u kredhur në ujë.

Lynne sapo kishte hapur një letër duke thënë se rezultatet e skanimit ishin shumë pozitive përpara se burri David të nxitonte në shtëpi nga puna për të njoftuar se kishin fituar 1 milion £

David, 53 vjeç, kontrolloi biletën e tij në punë dhe ka zbuluar se ai dhe Lynne kishin grumbulluar 1 milion £ në llotari.

Ai tha: "Unë shkova në shtëpi për t'i treguar Lynne, por ajo kishte disa lajme të mëdha po ashtu. Letra që thoshte se ajo e kaloi rrezikun e kancerit, vlen më shumë se një milion për mua".

Lynne u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2015.

Pasi kishte bërë trajtim, ajo iu nënshtrua një skanimi në tetor - dhe tani është kuruar plotësisht.

    Marrë nga: www.thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco