Krijesa misterioze 300 milionë-vjeçare habit shkencëtarët, nuk është vertebrore

Krijesa misterioze 300 milionë-vjeçare habit shkencëtarët, nuk është vertebrore

14:53, 12/11/2019

Përbindëshi misterioz, Tully nuk ka të ngjarë të ketë qenë një vertebror me gjithë kërcin e fortë të tij pretendojnë shkencëtarët, pasi zbuluan elementë të pazakontë brenda syve të tij të fosilizuar. 

Tullimonstrum, i njohur gjithashtu si përbindëshi Tully, i cili jetoi 300 milionë vjet më parë, ka vënë shkencëtarët në punë që nga fosilet e zbuluara për herë të parë 60 vjet më parë. 

Një zbulim i mëparshëm në vitin 2016 zbuloi se Tully kishte një shufër të ngurtë kërci që mbështeste trupin duke sugjeruar që krijesa ishte një vertebror grabitqar, i ngjashëm me disa peshq primitivë.

Por tani studiuesit e Kolegjit Universitar Cork besojnë se nuk ndodhi kështu pasi studiuan kimikate të pranishme në sytë e kafshës.

Duke përdorur një përshpejtues të grimcave për të përcaktuar raportet e elementeve në vertebrorët e ditëve moderne dhe sytë e jovertebrorëve ata ishin në gjendje të bënin krahasimin me Tullimonstrum antik.

Ata zbuluan një raport të zinkut me bakër në melanozomet e syve ishin më të ngjashëm me atë të jovertebrorëve të ditëve moderne sesa ai i vertebrorëve.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco