Jo vetëm në filma, Transilvania është vërtet vend i mistereve

Jo vetëm në filma, Transilvania është vërtet vend i mistereve

14:26, 12/11/2019

Transilvania është një vend misterioz që shpesh e kemi hasur në filma por është edhe një vend misteri në jetën reale, siç tregon ky grup fotografish të publikuara së fundmi.

Këto fotografi mahnitëse janë shtëpi të vogla të braktisura dhe kisha në malet Apuseni të rajonit.

Skenat e kapura kanë atmosferën e një përrallë të errët. Në kishat muret janë zbukuruar me piktura fetare të grisura, llambadarë të ndryshkur varen nga tavanet dhe kryqet vendosur mbi dyert e shtëpive. 

Shtëpitë duken të habitshme, të egra, plot pluhur por me mobilje dhe sende që janë akoma në vend, edhe pse disa prej tyre prej kohësh janë të pabanuara.

Fotografi, Cristian Lipovan, megjithatë, thotë se këto vende nuk e trembin atë, sepse ai 'nuk beson në fantazmat'.

Vendndodhjet janë thjesht tërheqëse për të, dhe ai thotë se imazhet i kujtojnë atij jo një film horror, por një film të Indiana Jones.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco