VIDEO/ Si u shndërrua shtëpia kupolë e Floridas në një gërmadhë në oqean

VIDEO/ Si u shndërrua shtëpia kupolë e Floridas në një gërmadhë në oqean

12:12, 12/11/2019
A+ Aa A-

Për dekada të tëra, struktura me pamje fantashkencë, vendosur mbi shtylla betoni në një ishulli të largët në Floridan-Jugperëndimore ishte një pikë referimi për shumë banorë vendas dhe të huaj por si rezultat i uraganeve, Andrew dhe Irma dhe pas viteve të erozionit të plazhit dhe detit, dy nga gjashtë kupolat janë gllabëruar nga Gjiri i Meksikës duke u zhdukur në thellësitë e ujërave. 

Tani të braktisura katër prej tyre ende të mbetura janë kthyer në një vend ku vazhdimisht qëndrojnë zogjtë dhe po ashtu janë kthyer edhe në struktura ku të rinjtë kanë shprehur talentin e tyre në grafiti duke vizatuar figura të ndryshme.

'Kur (pronari) së pari ndërtoi pronën, thuajse e gjitha ishte në tokë, dhe gjatë 30 viteve të fundit, plazhi sapo filloi të gërryhej me një ritëm të shpejtë.

Dhjetë vjet më parë, në 2010, ishte hera e fundit kur ishte thuajse plotësisht në tokë, tha Christopher Reilly, një historian vendas dhe kapiten varkash në Florida Adventures and Rentals në Marco Island.

Dhjetëra mijëra njerëz i kanë vizituar ato që njihen edhe si shtëpi kupolë, Cape Romano, tha Reilly për DailyMail.com. 

Bob Lee ishte një ndërtues dhe inxhinier i pavarur i naftës që pushoi në ishullin Marco me gruan e tij, Margaret, gjatë viteve 1970. 

Ai bleu shtatë hektarë në Cape Romano dhe vendosi të ndërtojë një shtëpi që ishte plotësisht e mjaftueshme për të dhe familjen.  

    Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco